Kursi i këmbimit/ Euro humbet pikë ndërsa Paundi dhe Dollari nuk luhaten

Kjo e martë ka regjistruar rënie të vlerës për monedhën europiane e cila është blerë sot me 124.2 lekë dhe është shitur me 125.5 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit valutor, Paundi britanik ka ruajtur po të njëjtën vlerë sikurse ditën e hënë teksa blihet sot me 140 lekë dhe shitet me 143.5 lekë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan është shfaqur i qëndrueshëm këtë të martë pasi është blerë me 114.5 lekë dhe është shitur me 116.2 lekë sikurse dje.
Franga zvicerane gjithashtu ka qëndruar e pa luhatur ditën e sotme duke u blerë me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë po njësoj si një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.