Kursi i këmbimit/Euro i zhvlerësuar kundrejt Lekut, rënie edhe për monedhën britanike

Në tregun valutor vendas euro vazhdon të qëndrojë e zhvlerësuar kundrejt Lekut. Blihet sot me 125 lekë dhe shitet me 125.80 lekë.
Pritet rënie e mëtejshme, duke pasur parasysh që jemi në pikun e ardhjes së emigrantëve dhe turistëve në Shqipëri.
Dollari amerikan vijon qëndrueshëm, blihet me 108 lekë dhe shitet me 108.80 lekë.
Paundi britanik ka pësuar rënie krahasuar me ditën e djeshme. Blihet sot me 140 dhe shitet me 141 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.