Kursi i Këmbimit/ Euro pëson rritje, paundi shënon rënie

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 102.20 lekë dhe shitet 103.70 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka vijuar rënien. Ndërkohë, euro blihet 123.50 lekë dhe shitet 124.10 lekë duke njohur një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.
Franga zvicerane blihet 113.20 lekë dhe shitet 114.20 lekë ndërsa paundi britanik blihet 136.50 lekë dhe shitet 138 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, paundi ka njohur rënie pasi blihej 137.2 lekë dhe shitej 138.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.