Kursi i këmbimit, Euro vijon ngjitjen, në rritje edhe Dollari – Paundi britanik zbret më tej

Në mesjavë, tregu i këmbimit valutor vendas është hapur me një zhvlerësim të lehtë të monedhës kombëtare, ku valutat e huaja kanë shfaqur një tendencë rritje, përveç paundit britnaik.
Valuta e eurozonës ka vijuar rritjen edhe ditën e sotme, duke zhvlerësuar minimalisht lekun me 0.1 pikë. Nga të dhënat e “Credins Bank”, euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.7 lekë në blerje dhe 125.2 lekë në shitje.
Ndërkohë, dollari amerikan poashtu ka rifituar pikë ditën e mërkurë, pas një rënie të lehtë një ditë më parë. Valuta amerikane është forcuar sot me plot 0.3 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 110 lekëve.
Paundi britanik ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme, ku sipas të dhënave të kursit të këmbimit valutor është zhvlerësuar minimalisht me 0.1 njësi për lekë, për të zbritur në nivelin e 145.4 lekëve. Pasiguritë e marrëveshjet Brexit me sa duket vijojnë ‘të shqetësojnë’ monedhën britanike, e cila vijon të regjistrojë luhatje ditë pas dite.
Nga ana tjetër, dollari kanadez dhe franga zvicerane kanë zhvlerësuar lehtë monedhën vendase, respektivisht me 0.1 dhe 0.1 pikë, kurse dollari australian vijon të mbetet në të njëjtat vlera me ditën e martë, e fiksuar në 77.7 lekë.
G.D/SCAN
Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj
Shkarkoni FALAS aplikacionin SCAN Media
PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv
AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.