Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari ndërsa Euro nuk luhatet

Monedha europiane shfaqet konstante këtë mëngjes pasi vijon edhe sot të blihet me 121.1 lekë dhe të shitet me 121.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka fituar pikë këtë të mërkurë pasi është blerë sot me 141.5 lekë dhe është shitur me 142.7 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës ditën e sotme pasi blihet sot me 104.4 lekë dhe shitet me 105.2 lekë krahasuar me ditën e martë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk ka pësuar lëvizje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë sot me 112 lekë dhe duke u shitur me 112.8 lekë njësoj sikurse edhe ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.