Kursi i këmbimit/ Java mbyllet negativisht për valutat kryesore. Paundi humbet gati 1 pikë brenda natës

Monedha europiane është valuta e vetme që nuk është luhatur këtë të premte duke ruajtur të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë pasi është blerë sot sërish me 123.4 lekë dhe është shitur me 123.9 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka pësuar një rënie drastike prej 0.8 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 136.8 lekë dhe është shitur me 138 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar ulje të vlerës në raport me ditën e enjte duke u blerë sot me 104.5 lekë dhe duke u shitur me 105.2 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim mëngjesin e sotëm duke shënuar një zbritje prej 0.3 pikë krahasuar me dje duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.