Kursi i këmbimit/ Java mbyllet pozitivisht për valutat e huaja. Dobësohet Paundi britanik

Monedha europiane e ka mbyllur javën në rritje duke u blerë sot me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë në raport me ditën e enjte.
Sipas kursit të këmbimit valutor edhe Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.4 lekë.
Paundi britanik ndërkaq është valuta e vetme që ka pësuar rënie këtë të premte duke u blerë sot me 134.4 lekë dhe duke u shitur me 136 lekë.
Referuat tregut valutor vendas Franga zvicerane është rritur lehtë krahasuar me ditën e ndjeshme duke u blerë sot me 114.1 lekë dhe duke u shitur me 115.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.