Kursi i këmbimit/ Java nis negativisht për Euron dhe Dollari ndërsa Paundi forcohet ndjeshëm

Kjo javë ka nisur negativisht për monedhën europiane e cila ka humbur pikë këtë të hënë në raport me javën e kaluar duke u blerë me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan është dobësuar këtë të hënë me 0.2 pikë nga dita e premte e javës që shkoi teksa është blerë këtë mëngjes me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.3 lekë.
Paundi britanik ndryshe nga Euro dhe Dollari ka fituar 0.5 pikë nga periudha e 07-11 dhjetorit pasi është blerë këtë të hënë me 135.2 lekë dhe është shitur me 136.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Referuar tregut valutor vendas franga zvicerane ka regjistruar rënie nga java e kaluar duke humbur 0.4 pikë teksa është blerë sot me 113.8 lekë dhe është shitur me 114.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.