Kursi i këmbimit/ Java nis negativisht për valutat e huaja. Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Dollari

Kjo javë ka nisur negativisht për valutat e huaja pasi të gjitha kanë regjistruar rënie të ndjeshme të vlerës në raport me javën e kaluar. Monedha europiane ka humbur 0.5 pik2ë duke u blerë sot me 123.2 lekë dhe duke u shitur me 124.5 lekë sipas tregut valutor vendas.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën e 20-25 prillit duke u blerë këtë të hënë me 113.3 lekë dhe duke u shitur me 115.6 lekë.
Paundi britanik blihet sot me 139 lekë dhe shitet me 142 lekë referuar kursit të këmbimit lokal teksa shënon një rënie të rëndësishme krahasuar me javën që shkoi.
Franga zvicerane shënon këtë fillim jave për herë të parë një zbritje drastike të vlerës teksa ka humbur 1 pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 115 lekë dhe shitur me 117.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.