Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari e mbyllin javën pozitivisht. Nuk luhatet monedha europiane
Këtë të premte monedha europiane ka regjistruar vlera të qëndrueshme në raport me një ditë më parë duke u blerë sërish edhe sot me 123.2 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka shënuar një rritje prej 0.4 [pike nga dita e djeshme duke e mbyllur kështu javën pozitivisht teksa blihet sot me 135.6 lekë dhe shitet me 137 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan është forcuar gjithashtu krahasuar me ditën e enjte duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke u shitur me 105.4 lekë, me një rritje prej 0.5 pikë.
Franga zvicerane është forcuar në raport me dje referuar të dhënave të tregut valutor vendas duke u blerë sot me 113.4 lekë dhe suke u shitur me 114.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.