Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Euro e nisin javën negativisht ndërsa Dollari fiton pikë
Monedha europiane është dobësuar gjatë fundjavës duke e nisur javën në rënie teksa blihet këtë të hënë me 123.8 lekë dhe shitet me 124.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan është forcuar gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe duke u shitur me 111.4 lekë.
Paundi britanik ka humbur 0.6 pikë në fundjavë duke u blerë sot me 136.1 lekë dhe duke u shitur me 137.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq nuk ka pësuar luhatje në raport me javën që shkoi duke u blerë sërish me 115.4 lekë dhe duke u shitur me 116.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.