Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë e Dollarit amerikan. Dobësohet edhe Paundi ndërsa Euro nuk luhatet

Këtë të mërkurë monedha europiane vazhdon të shfaqë vlera konstante sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 123.2 lekë dhe është shitur me 123.8 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të fortë prej 0.5 pikë në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 101.6 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rënie të vlerës prej 0.2 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të mërkurë me 104 lekë dhe është shitur me 141 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka fituar 0.2 pikë nga dita e martë duke u blerë këtë mëngjes me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.