Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë për monedhën europiane ndërsa Dollari dhe Paundi fitojnë pikë

Monedha europiane ka regjistruar një rënie të rëndësishme këtë të martë duke humbur 0.5 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 123.3 lekë dhe është shitur me 123.9 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës me 0.2 pikë në raport me ditën e hënë duke u blerë këtë mëngjes me 138.4 lekë dhe duke u shitur me 139.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu është forcuar ditën e sotme krahasuar me ditën e hënë me 0.2 pikë duke u blerë me 101.6 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane është rritur gjithashtu me 0.2 pikë mëngjesin e kësaj të marte duke u blerë me 114 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.