Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme përballë monedhës vendase. Paundi humbet gati 1 pikë brenda natës

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të martë teksa blihet këtë mëngjes me 121.9 lekë dhe shitet me 122.5 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Dollari amerikan ka regjistruar një dobësim të kuotës këtë të martë pasi është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 104 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik gjithashtu nuk ka bërë përjashtim nga valutat e tjera duke u dobësuar me gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa blihet sot me 140.6 lekë dhe shitet me 142 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor është valuta e vetme që nuk ka pësuar luhatje të kuotës përballë monedhës vendase duke vijuar edhe sot të blihet me 111.8 lekë dhe shitet me 1120.8 lekë sikurse edhe dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.