Kursi i këmbimit/ Rikuperon pikë Dollari amerikan. Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Euro
Dollari amerikan ka rikuperuar 0.3 pikë nga dita ë mërkurë pasi është blerë këtë mëngjes me 100.5 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik është forcuar gjithashtu mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë duke u blerë me 141.6 lekë dhe duke u shitur me 142.4 lekë.
Referuar tregut valutor të brendshëm edhe monedha europiane është forcuar krahasuar me ditën e djeshme teksa blihet sot me 122.8 lekë dhe shitet me 123.3 lekë.
Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë të enjte duke u blerë sërish sikurse edhe një ditë më parë me 111.5 lekë dhe duke shitur me 112.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.