Kursi i këmbimit/ Si e kanë mbyllur javën valutat kryesore përballë Lekut?!

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë këtë të premte me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 103.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Euro nuk ka pësuar luhatje të vlerës këtë fund jave teksa vijon edhe sot të blihet me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Paundi britanik ka regjistruar rritje të kuotës në raport me ditën e enjte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 141.6 lekë dhe duke u shitur me 142.6 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm në raport me dje pasi blihet sot me 111.1 lekë dhe shitet me 111.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.