Kursi i këmbimit/ Si e kanë mbyllur javën valutat kryesore?! Rikuperon Paundi ndërsa Dollari humbet pikë

Monedha europiane e ka mbyllur javën në vlera konstante teksa blihet mëngjesin e sotëm me 122.6 lekë dhe shitet me 123.2 lekë krahasuar më ditën e djeshme dhe fillimin e javës.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi është blerë me 142.2 lekë dhe është shitur me 143 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan është dobësuar këtë të premte krahasuar me dje pasi blihet sot me 100.5 lekë dhe shitet me 101.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 112.8 lekë duke u forcuar në raport me ditët e tjera të kësaj jave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.