Kursi i këmbimit valutor – Euro mbetet statik. Forcohen ndjeshëm monedhat e huaja.

Këtë të martë monedha europiane vazhdon të qëndrojë në të njëjtat vlera sikurse dje, duke u blerë me 121.8 lekë dhe shitur me 122.4 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan është forcuar në krahasim me ditën e djeshme duke u blerë sot me 109.7 lekë dhe shitur me 110.4 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë këtë të martë duke u blerë me 142.2 lekë dhe shitur me 143 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë në raport me Lekun, teksa është blerë sot me 112.7 lekë dhe shitur me 113.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.