Kursi i këmbimit valutor- Sërish luhatje të ndjeshme për Paundin. Forcohet Dollari ndërsa Euro mbetet statik

Monedha europiane ka regjistruar të njëjtat vlera sikurse dje duke u blerë edhe sot me 121.6 lekë dhe shitur me 122.2 lekë, referuar tregut valutor lokal.
Ndërkaq Paundi britanik vazhdon të pësojë luhatje të rëndësishme të vlerave duke fituar 0.8 pikë këtë të mërkurë teksa blihet me 142.8 lekë dhe shitet me 144 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Dollari amerikan është forcuar këtë mes jave duke u blerë me 110 lekë dhe shitur me 110.8 lekë në raport me ditën e djeshme, sipas kursit të këmbimit vendas.
Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar sërish rritje ndërsa është blerë sot me 113 lekë dhe shitur me 113.8 lekë krahasuar me ditën e martë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.