Kursi i këmbimit valutor – Si e kanë nisur muajin Dollarin dhe Euron?! Vazhdon të forcohet Paundi britanik

Ky muaj ka nisur negativisht për monedhën europiane e cila ka humbur pikë këtë të hënë duke u blerë me 121.7 lekë dhe shitur me 122.3 lekë, sipas tregut valutor lokal.
Ndërkaq Paundi britanik është forcuar sërish duke u blerë sot me 144 lekë dhe shitur me 144.8 lekë, referuar kursit të këmbimit vendas.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie prej 0.8 pikësh ditën e sotme duke u blerë me 109.7 lekë dhe shitur me 110.5 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq e ka nisur muajin shkurt pozitivisht pasi blihet sot me 113.2 lekë dhe shitet me 114 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.