Kursi i këmbimit/ Zhvlerësohen ndjeshëm valutat kryesore. Forcohet monedha britanike

Kjo e enjte ka shënuar një rënie të lehtë për monedhën europiane e cila është blerë këtë mëngjes me 123.2 lekë dhe është shitur me 123.8 lekë në raport me ditën e djeshme.
Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje prej 0.7 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 100.7 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik është valuta e vetme që ka pasur një rritje të kuotës prej 0.3 pikë nga një ditë më parë duke u blerë këtë të enjte me 135.8 lekë dhe duke u shitur me 137.1 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar një zhvlerësim të vlerës ditën e sotme në raport me dje prej 0.2 pikë teksa blihet këtë mëngjes me 113.6 lekë dhe shitet me 114.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.