Kursi këmbimit valutor / Dollari regjistron rënie drastike. Euro dhe Paundi dobësohen sërish

Monedha e Eurozonës e ka nisur javën në rënie duke humbur 0.2 pikë dhe këmbyer me 122.3 lekë.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka pësuar një zbritje drastike prej 0.8 pikësh duke kapur nivelin e 109 lekëve.
Edhe Paundi Britanik është zhvlerësuar këtë të hënë kundrejt monedhës vendase, duke arritur në vlerën e 137.8 lekëve.
Referuar të dhënave të Credins Bank edhe Franga Zvicerane ka regjistruar ulje të vlerës duke u kuotuar sot me 109 lekë. Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 80.5 lekë dhe 75.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.