Kush është kreu i ri i Tatimeve/ Klosi zëvëndëson Ibrahimajn
Ceno Klosi do të jetë drejtuesi i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ai zëvëndëson në detyrë Delina Ibrahimaj, që aktualisht është Ministre e Financave.
Më herët Klosi ka mbajtur postin e drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe ka drejtuar departamentin ekonomik në OSHEE.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.