Kush janë kandidatët nga 4 partitë e mandatuara që kanë siguruar më shumë vota personale ?

Pas publikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të partive dhe kandidatëve të mandatuar, risia e këtyre zgjedhjeve vendore ka qenë votat personale të kandidatëve të secilës parti pjesëmarrëse në zgjedhje. Ja cilët janë kandidatët më të votuar të partive të cilët kanë siguruar mandate për në parlament:
Në listat e Partisë Demokratike kandidati më i votuar rezulton Lulëzim Basha i cili ka siguruar 16073 vota në qarkun e Tiranës.
Në listat e Partisë Socialiste kandidati më i votuar rezulton Taulant Balla i cili ka siguruar 21604 vota në qarkun e Elbasanit.
Në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim kandidati më i votuar rezulton Përparim Spahiu i cili ka siguruar 3402 vota në Tiranë.
Ndërsa në listat e Partisë Socialdemokrate kandidati më i votuar rezulton Tom Doshi i cili ka siguruar 7886 vota në Shkodër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.