Kuvendi i rikthehet punimeve! Çfarë do të diskutohet në seancën e ditës së hënë

Kuvendi i rikthehet këtë fillimjave rendit normal të punimeve, pas ndërprerjes së pushimeve të fundvitit.
Seanca plenare do të mbahet në orën 17:00 dhe ka në rend dite përcaktimin e kalendarit trejavor dhe 3 mujor të punës së Kuvendit dhe të komisioneve.
Seanca do të zhvillohet në kushtet e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seance plenare.
Rendi i ditës:
Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 18.1.2021, ora 17:00.
- Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
- Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te datave 23 .12.2021 dhe 4.1.2021
- Njoftimi i ceshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim
- Njoftim per miratimin me mirekuptim te programit te punes se Kuvendit per periudhen 18 janar – 26 shkurt 2021.
- Njoftim per miratimin me mirekuptim te kalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhen 18 janar – 5 shkurt 2021.
- Njoftim per miratimin e kalendarit te paraqitjes ne Kuvend te raporteve te organeve kushtetuese dhe atyre te krijuara me ligj per vitin 2020.
- Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin nr. 86/2017 “Per caktimin e kryesive te komisioneve te perhershme te Kuvendit” te ndryshuar””.
III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 ne seance plenare.
IV.Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.