Laç, kalonin makinat në pikat e kolaudimit kundrejt ryshfetit – Procedohen penalisht 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë
Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit se te pikat e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit në vitin 2018 është financiar me sukses operacioni ‘Kolaudimi.’
Kështu, sipas Policisë, mbi bazën e materialeve, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për ndjekje të mëtejshme të rastit, ku janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve:
“S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë dhe po punohet për kapjen e:
“D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë, me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre””
Ndërkohë, sipas Policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.