Lehtësohet shitblerja online – Posta Shqiptare dhe Posta e Kosovës firmosin marrëveshjen
Posta Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë lehtësuar procedurat e shitblerjes online. Sipas Postës Shqiptare, të gjitha bizneset kosovare që shesin mallra online mund të shfrytëzojnë shërbimin e ri postar që iu mundëson transportimin efikas dhe të sigurt të mallrave në shtete të ndryshme.
Marrëveshja për këtë shërbim të ri është nënshkruar sot nga administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha. Kompanitë që merren me këtë biznes mund të dërgojnë mallra me peshë deri në 2 kilogramë për pako tek klientët e tyre.
Kompanitë që merren me këtë biznes mund të dërgojnë mallra me peshë deri në 2 kilogramë për pako tek klientët e tyre.
Ky shërbim realizohet përmes Postës Shqiptare, e cila ka mundësuar që çdo dërgesë të pajiset me kodin e gjurmimit, përkatësisht me tracking number. Në këtë mënyrë, shitësit dhe blerësit mund të gjurmojnë rrugëtimin e pakove që nga momenti i blerjes online.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.