Leku e nis javën si ‘mbreti’ i tregut valutor – Gjunjëzohen Euro, Paundi dhe Dollari
Monedha vendase e ka nisur javën pozitivisht duke u forcuar edhe më shumë kundrejt valutave të huaja. Euro ka humbur 0.5 pikë krahasuar me javën e kaluar duke zbritur në nivelin e 120.5 lekëve.
Ndërkaq edhe Dollari Amerikan është dobësuar me 0.8 pikë duke kapur vlerën e 108.2 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Paundi Britanik gjithashtu ka pësuar një rënie prej 1 pikë, duke u këmbyer sot me 131 lekë.
Ndërsa Franga Zvicerane vazhdon të mbetet e fortë, duke u ngjitur sot në kuotën e 110.5 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht me 81.5 lekë dhe 73 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.