Lëvizjet diplomatike – Soreca në shtator zëvendëson Vlahutin. Largohet Lu
Shatori pritet të sjellë një sërë lëvizjesh diplomatike në vendin tonë. Në përfundim të mandatit të ambasadores së BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, vendin e saj do ta zërë një nga zyrtarët më të lartë të bashkimit Europian Luigi Soreca. Emri i këtij zyrtari është i lidhur ngushtë reformën në drejtësi, ligjin dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës dhe terrorizmit. Luigi Soreca ka qenë Drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian dhe në shator pritet që të jetë kreu i r ii Delegacionit Europian në Shqipëri.
Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.Soreca ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.
Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për 6 vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998.Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht. Një tjetër lëvizje do të ndodhë në nivelin diplomatik në vend. Kështu vetë Ambasada Amerikane ka lajmëruar largimin e ambasadorit Donald Lu. Ky i fundit do të largohet nga Shqipëria për të shërbyer si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-ve ne republikën e Kirgistanit. Ndërkohë nuk dihet se cili do të jetë ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.