Librat, kategoritë përfituese – Sallaku: Falas për fëmijët në paraburgim dhe të sëmurë
Fëmijët të cilët ndodhen në institucionet e paraburgimit si dhe ata të cilët gjenden të shtruar në shërbimin onkologjik, u shtohen listës së përfituesve të librave shkollor falas.
Sipas specialistit në drejtorinë e arsimit parauniversitar, Dritan Sallaku kësaj kategorie do t’u ofrohen librat në ambientet ku ndodhen, me kërkesë të këtyre institucioneve.
Ndërkohë për kategoritë përfituese, Sallaku iu drejtohet prindërve se duhet të bëjnë kujdes kur blejnë libra pranë operatorit, pasi duhet të pajisen me faturën përkatëse në mënyrë që më pas të përfitojnë kompensim.
Këtë vit shkollor përfitojnë libra falas rreth 100 mijë nxënës të arsimit parauniversitar që vijnë nga shtresat sociale në nevojë, të cilat do të rimbursohen nga fondi i vënë në dispozicion prej 310 milionë lekësh në Ministrinë e Arsimit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.