Ligji i magjistratëve – Votimi në sesionin e ri parlamentar, opozita bojkon seancën e fundit plenare
Miratimi i ligjit të shumë diskutuar “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i magjistraturës nuk do të miratohet në këtë sesion parlamentar, duke u shtyrë për në muajin shtator. Në seancën e fundit plenare Partia Demokratike ka zgjedhur bojkotin, ndërsa LSI ka kërkuar dialog.
Miratimi i këtij ligji kërkon minimalisht 84 vota, ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja akuzoi opozitën se nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi.
Opozita nuk ka dhënë konsensus as për ndryshimet ne “Kodin Rrugor” dhe “Kodin Ajror”, që gjithashtu kërkojnë shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar.
Ola Mitre?SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.