Ligji i ri për tenderët, Braçe: Të vetëdijshëm që ka korrupsion. Brahaj: Drafti i propozuar ka probleme
Agjencia e Prokurimit Publik ka nisur konsultimin publik për ligjin e ri që do të rregullojë procedurat tenderuese në vend. Ndryshimet u prezantuan nga zv.kryeministri Erion Braçe, që e konsideroi dokumentin e ri si garantues të transparencës.
Varianti i propozuar parashikon njoftiminin paraprak të kontratës deri në 12 muaj përpara zhvillimit të procedurës si dhe shkurton kohën e ankesave për operatroë ekonomikë pjesëmarrës në garë.
Ndërkohë që për këta të fundit parashikohen përjashtime nga tenderët deri në 3 vjet në rast të tërheqjeve të qëllimta nga gara, duke i dhënë fund pjesëmarrjeve fiktive.
Braçe pranoi që procedurat e tenderëve publikë pasohen nga praktika korruptive, ndërsa paralajmëroi tolerancë zero në rast të konstatimit të tyre. Megjithatë, për shoqërinë civile projektligji i nxjerrë për konsultim publik ka një sërë problemesh.
Sipas Brahajt, kërkohet një konsultim sa më i gjerë, duke përfhsirë të gjithë ekspertëte fushës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.