Lista/Kush janë 6 kompanitë ofertuese në tenderin për Unazën e Madhe! ARRSH: Po vlerësojmë dokumentacionin
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar listën e kompanive garuese për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe, pas anulimit të procedurës së mëparshme për shkak të dokumentacionjit të falsifikuar nga kompania që kishte fituar më parë tenderi. 14 janari ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.
Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.
- Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
- GD Granit AD Skopje
- Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
- Geci sh.p.k.
- ANK sh.p.k.
- Baftjar Murati
“Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike. Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre” njofton ARRSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.