Lojëra fati dhe lotari të paligjshme – Policia arreston në flagrancë 2 shtetas
Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “Liri Gero”, Fier, në lokalin e administruar nga shtetasi A. Sh., u gjet dhe u sekuestrua 1 pajisje elektronike në të cilën organizonte lotari të palejuara.
Sipas njoftimit specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.