Luigi Soreca i dorëzon 30 respiratorë autoriteteve shëndetësore shqiptare te siguruar nga UNOPS
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka njoftuar se është bërë dorëzimi i gjashtë i respiratorëve të siguruara nga UNOPS në spitalin Covid4 ku ka qenë pjesëmarrëse edhe zëvendës ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli
“Është kënaqësi sot që jam këtu me ju dhe doktoreshë Rakacollin, në fakt ne jemi këtu për të dorëzuar një pjesë tjetër të asaj që Bashkimi Europian ka dhënë në Shqipëri”. Është shprehur Soreca gjatë takimit.
“Doja të falënderoja dhe koordinatoren e kombeve të bashkuara. Sot ne kemi ardhur këtu për të dorëzuar 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm që do të ndihmojnë stafin mjekësor në luftën kundër Covid 19 dhe bashkë me këtë pjesë të ndihmës ne arrijmë shifrën e 80 respiratorëve që janë dhënë nga Bashkimi Europian në Shqipëri dhe kjo është pjesa e gjashtë e ndihmës që nga prilli që shërben për të luftuar koronavirusin”, ka thënë Soreca.
“Më lejoni të them që kjo është një luftë dhe një përpjekje mjaftë mbresëlënëse që ne e shikojmë nga personeli mjekësor në këto momente të vështira në veçanti me këtë tendencë në rritje që ndikojnë në infektimin e shoqërisë por fatkeqësisht edhe në ato raste si shtrimet në spital,” shtoi Ambasadori Soreca.
“Kjo do të thotë që edhe kapacitetet në reanimacione pra dhe njësitë janë shtuar pra dhe gjithë personeli shëndetësor është në një presion shumë të lartë prandaj unë dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë mjekët, infermierët, epidemiologet, të gjithë hulumtuesit, të gjithë punonjësit e institutit të shëndetit publik për këtë betejë që ata po bëjnë. Ne Bashkimi Europian jemi shumë krenar që kemi mundur t’ju ndihmojmë që prej fillimi”, tha Soreca.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.