Manastirliu: “2268 mjekë i janë bashkuar frontit të luftës, pacientët të tregojnë informacione të sakta”

Në kuadër të situatës emergjentë të krijaur nga koronavirusi në vendin tonë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një video-mesazh ditën e sotme për të treguar gatishmërinë e mjekëve dhe infermierëve për t’iu bashkuar luftës.
“2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.”
Gjithashtu Manastirliu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që shfaqen pranë qendrave spitalore të bëjnë me dije informacione të sakta:
“Dhe me NJË LUTJE TË MADHE PËR QYTETARËT QË SHKOJNË NË DYERT E SPITALEVE DHE QENDRAVE SHËNDETËSORE:
Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore!
Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit.” – u shpreh ministrja.
Manastirliu gjithashtu ka bërë një thirrje të fortë që të gjithë njerëzit të smangin qarkullimin në këmbë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.