Manastirliu: Kryhet sot në Fier dhe Vlorë procesi i dezinfektimit

Të gjithë zonat e prekura nga përmbytjet e disa ditëve më parë i janë nënshtruar procesit të dezinfektimit të territorit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se ky proces po kryhet sot në qytetin e Fierit dhe Vlorës.
“Në Fier dhe Vlorë, po kryhet sot dezinfektimi në territor, në banesat e përmbytura ku uji është tërhequr tashmë, ndërkohë që në rezidencat e përkohshme ku janë strehuar banorët e prekura nga përmbytjet po monitorohet zbatimi i kushteve higjieno-sanitare.”
Përpos monitorimit të zbatimit të kushteve higjieno-sanitare, Manastirliu shtoi se po kontrollohet edhe cilësia e ujit të pijshëm në të gjithë stacionet me ujë të pijshëm në territor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.