Masa të reja anti-Covid:Shqipëria mbyllet në 20:30. Për festa ndalohen lokalet e restorantet! Britanisë i mbyllet dera për 1 muaj
Shqipëria do të aplikojë një regjim të ri lëvizje gjatë periudhës së festave. Nga data 24 dhjetor deri me datën 4 janar orari i lëvizjes do të mbyllet nga ora20:30 deri në 6 të mëngjesit. Po ashtu, lokalet, restorantet e fast-foodet do të mbyllen po në këtë orë. Ky regjim i ri do të aplikohet deri me datën 5 janar kur do të rikthehet regjimi i tanishëm; pra lëvizja do të lejohet deri në orën 22:00 ashtu sikurse edhde aktiviteti i bareve dhe restoranteve.
Po ashtu, Shqipëria ka pezulluar për 1 muaj fluturimet me Britaninë, pas konfirmimit se atje virusi ka pësuar transformim duke u bërë më i transmetueshëm. Vendimi parashikon ndalimin e fluturimeve nga data 6 dhjetor deri me 6 janar të vitit të ardhshëm. Po ashtu, është vendosur edhe masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që vijnë në rrugë të tjera në Shqipëri nga Britania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.