Mbyllet panairi IFT në Beograd. Vizitorë dhe operatorë turistikë interes për bregdetin shqiptar

Mbyllet me sukses, pjesëmarrja e vendit tonë në Panairin IFT në Beograd. Konkretisht, Agjencia Kombëtare e Turizmit mbylli pjesëmarrjen e saj për të dytin vit radhazi në Panairin IFT në Beograd, në të cilin u përfaqësua me stendën e saj, ku iu bashkuan tre operatorë turistikë.
“Gjatë katër ditëve të Panairit, stenda e Shqipërisë u vizitua nga një numër i lartë vizitorësh dhe operatorësh turistikë, të cilët shfaqën një interes të madh për të vizituar vendin tonë dhe për të lidhur kontrata me operatorët shqiptarë, me qëllim përfshirjen e Shqipërinë në paketat e tyre turistike” thuhet në një njoftim të AKT-së.
Destinacionet më të preferuara ishin ato bregdetare dhe kulturore. “Stafi i AKT-se, gjatë ditëve te panairit ka dhënë informacion të plotë për vizitorët, si dhe ka shpërndare materiale të shumta promocionale si: broshura dhe fletëpalosje për bregdetin dhe vendet në UNESCO, harta, broshura me informacione të përgjithshme si dhe suvenire, të cilat kanë tërhequr edhe më shumë vëmendjen e vizitorëve”, thuhet në një njoftim të AKT.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.