Me këta tipe njerëzit ja vlen të punosh

Stresi i punës mund të sjellë nga më të këqijat tek njerëzit. Nën presionin e kohës, afateve, por edhe shefave dhe “bërrylave” të kolegëve, edhe njeriu më i mirë mund të bëjë gjëra që do t’i sjellë telashe.
Por ndodh që mund të kesh fatin të punosh edhe me tipe njerëzish tepër të mirë. Janë ata tipe që me plotë gojë thuhet “ja vlen të punosh”, pasi janë “supërheronjë” në staf, të palodhshëm dhe që mund të bëjnë gjëra përtej asaj që ju prisni. Shikoni tipet e mëposhtme dhe analizoni vendin e punës tuaj, a gjenden ata aty?
Superhero
Superhero është një nga njerëzit më të mirë për të punuar me të. Ata punojnë shumë në situata të tmerrshme, shmangin lëvdatat, dhe duan të bëjnë botën rreth tyre një vend më të mirë. Tipat-supërhero janë gati të marrin përgjegjësi të mëdha mbi veten, janë bashkëpunues dhe të pandalshëm.
Magjistari
A jeni mbërthyer në një projekt? A keni nevojë për një perspektivë të freskët? Magjistari është gjithmonë i përgatitur dhe ka gjithmonë atë për të cilën ju keni nevojë.
Tipat magjistar janë shumë të mirë në shumë gjëra, por pikë të fortë kanë komunikimin. Ata flasin me një inteligjencë të lartë, dhe duke dëgjuar ata ju mund të frymëzoheni për të bërë gjëra të mëdha.
Një brirësh
Disa thonë se Një brirëshi është një mit, por kjo është vetëm për shkak se ata janë të rrallë dhe të vështirë për t’u gjetur. Janë me fat ata që punojnë me tipa të tillë. Një brirëshat janë shumë produktiv, dhe gjithmonë shkojnë përtej asaj që ju prisni prej tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.