“Me një gur vret dy zogj”. Çfarë “vret” guri në vende të ndryshme të Europës?

A e dini se shprehja frazeologjike “me një gur vret dy zogj” ndryshon nga vendi në vend? Sipas një studimi guri në 34 vende të Europës nuk “vret” të njëjtën kafshë apo specie.
Harta e mëposhtme tregon llojin e kafshës/species së vrarë: vendet me ngjyrë të kuqe “vrasin” zogjtë, ku futet edhe Shqipëria, por në Itali shprehja është “me një gur vret dy pëllumba”. Ngjyra kafe bëhet fjalë për mizat fluturuese, ngjyra jeshile për lepujt, ndërsa ngjyra blu për mishin, ku shprehja është pak ndryshe “piq dy copa mish me një zjarr”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.