Merrnin 25 mijë euro për 1 pasaportë të falsifikuar – Policia procedon penalisht 4 shtetas
Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve në DVP Tiranë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Last Trip”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: N. M., 35 vjeç. Si dhe u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe.
Policia bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë(punohet për identifikimin e tyre)kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijët e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.
Sipas informacionit shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.