Mesi: ”Zgjedhjet lokale do mbahen, do ketë opozitë tjetër!”
Senida Mesi në “Argument” të enjten në mbrëmje foli edhe për kodin e ri zgjedhor. ” Ne kemi një draft gati për ndryshimet e kodit zgjedhor. Janë ndryshime qe marrim përsipër rekomandimet e OSBE. Kemi ardhur me votat e popullit dhe ne nuk mund ta braktisim atë.- shprehet ajo.
Përsa i përket zhvillimeve zgjedhore në vend ajo shprehet se ‘’ Zgjedhjet lokale do të vazhdojnë pasi mund të dalë një opozitë e re, duke përfshirë këtu dhe kandidatë të pavarur që mund të garojnë. Për mua nuk ekziston një opozitë me emrin partia demokratike e cila nuk e përfaqëson më popullin.”
Në deklaratat e opozitës dëgjohet shpesh rreth krimit të organizuar. Përsa i përket mazhorancës, ajo thotë se është në dijeni se probleme të tilla ekzistojnë në vende të vogla si Shqipëria. Këto probleme kanë ekzistuar gjithmonë, ndaj nuk duhen përmendur kaq shumë tani, pasi pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE, dhe ky është pikërisht qëllimi I opozitës, sipas saj.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.