Meta, në samitin e SEECP – Kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, presidenti Meta shprehu keqardhje që kryesuesja e radhës e këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme.
“Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj. Bashkëpunimi më i thellë mes vendeve të rajonit rrit investimet dhe hap rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian” deklaroi Meta.
Ndërkohë, pak ditë më parë, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha se kërkesa e organizatorëve proserbë, që presidenti i Kosovës të mos ftohet si përfaqësues shteti është e papranueshme. Për pasojë, ashtu si Kosova edhe Shqipëria nuk mori pjesë në këtë samit.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.