Meta nuk paraqitet në Komision, ndahen deputetët – Murrizi e Braho: Të sillet me forcë. Bushka e Hysi: Mos të përkeqësojmë më tej imazhin

Letra e mbërritur nga Presidenca, përmes së cilës Institucioni i Kreut të Shtetit bëri me dije se ai nuk paraqitej në seancë dëgjimore pasi nuk njeh legjitimitetin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij ka ndarë deputetët e këtij të fundit. Disa prej tyre kërkuan sjelljen me forcë të Presidentit përpara Komisionit, siç parashikon ligji për komisionet e posaçme parlamentare.
Ndërkohë që deputetë të tjerë kanë qenë kundër sjelljes së tij më forcë me argumentin se një veprim i tillë do përkeqësonte edhe më tej imazhin e Institucionit të Presidentit.
Me shumicë votash është vendosur që Presidenti të mos thirret në seancë dëgjimorë, ndërkohë që Komisioni nisi fazën e dytë të punës që konsiston në administrimin e provave për shkeljet Kushtetuese për të cilat gjendet nën akuzë Kreu i Shtetit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.