Microsoft dhe Spotify bashkohen për Xbox One
Microsoft dhe Spotify janë duke bashkuar forcat për të lejuar përdoruesit e “Xbox One” të shpërndajnë muzikë gjatë lojës.
Të dy kompanitë thanë se të gjithë ata që do të luajnë mund të vendosin këngë nga “Spotify” që është vendosur në pajisjen “Xbox One consoles”.
“Përdoruesit e Xbox kanë kohë që e kërkojnë këtë bashkëpunim”, u shpreh në një postim në blog Mikael Ericsson, drejtori i Spotify.
Përdoruesit e “Spotify” që kanë një llogari falas ose Premium mund të shkarkojnë aplikacionin direkt nga dyqani i “Xbox One” dhe mund të kontrollojnë muzikën nga pajisjet e tjera për të shmangur ndërprerjen gjatë lojës.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.