Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonave në shkollë –Ja kur do të vihet në zbatim

Ministri francez i arsimit Jean-Michel Blanquer ka njoftuar se telefonat celularë do të ndalohen në shkollat fillore dhe të mesme, duke e quajtur këtë një çështje të ‘shëndetit publik.’ Ndërsa telefonat tashmë janë të ndaluar në klasë në Francë, duke filluar nga shtatori 2018, studentët nuk do të lejohet t’i përdorin ato në pushim, në drekë ose midis orëve.
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, bëri një propozim të ngjashëm në fushatë një vit më parë. Ish-kryebashkiaku i qytetit të Neë York-ut, Michael Bloomberg, gjithashtu u përpoq të ndalonte celularin në vitin 2016, por pati ankesa nga prindërit me pretekstin se nuk mund të ishin në kontakt me fëmijët e tyre.
Sipas një dokumenti të vitit 2015 të botuar në nga Shkolla e Ekonomisë në Londër, shkollat që ndaluan telefonat celularë panë se rezultatet e testimit për 16 –vjeçarët po përmirësoheshin me 6.4 për qind.
Nuk është ende e qartë se si d të funksionojë ndalimi i celularëve në Francë, por askush nuk është i lumtur për të, përfshirë bashkimin e mësuesve, prindërit dhe studentët, sidomos.
Mësimdhënësit janë të shqetësuar se do t’u ngarkohet detyra për t’u kërkuar studentëve që të sigurohen se i kanë lënë të gjithë celularët në dollapët e tyre. “Në takimet ministrore, ne i lëmë telefonat tanë në dollapë para se të shkojmë”, tha Blanquier në një deklaratë në shtator.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.