Miratohen ndryshimet në buxhet, Opozita: Mungojnë politika të sakta për energjinë
Miratimi i ndryshimeve në buxhetin e këtij viti, të cilat janë bërë nga qeveria me një Akt Normativ, nuk kanë kaluar pa debate në komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të këtyre ndryshimeve u shpreh se rialokimi i fondeve do të bëjë që të mirëmenaxhohet buxheti dhe të përfundojnë ato projekte që kanë ecur më mirë.
Por deputete e PD, Jorida Tabaku, duke shprehur mendimet kundër të opozitës dha dhe argumentet e saj.
Ndërsa deputeti Dashamir Shehi theksoi faktin se ndryshimet në buxhet vijnë si mungesë e politikave në sektorin e energjisë.
Akti Normativ që miratoi qeveria në muajin gusht paraqesin kryesisht ndryshime në buxhetin e shtetit të këtij viti, por nuk prishin treguesit kryesor si borxhi apo deficit. Megjithëse në kohen kur u miratua ky akt ishte në detyre Ministrja Teknike e Financave, Helga Vukaj, ky vendim nuk mban firmën e saj.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.