Mungesa e resorteve – Hotelet, bashkëpunim për të përballuar turistët
Rritja e numrit të turistëve gjatë viteve të fundit ka bërë që një pjesë e hoteleve të përmirësojnë kushtet dhe standardet e shërbimit.
Por ajo çfarë nuk i favorizon hotelet shqiptare duke i bërë jo konkurrues në rajon është numri i ulët i shtretërve.
President i Shoqatës së Hotelierëve, Zak Topuzi, u shpreh për TV SCAN, se tashmë hotelet në bregdet janë bashkuar për të ofruar një ofertë të përbashkët në mënyrë që të përballojnë fluksin e turistëve.
Ndërtimi i hoteleve pas viteve ’90 u bë në një mënyrë të çrregullt dhe shumë spontane.
Ndërkohë që ngritja e resorteve me kapacitete të mëdha tashmë është kthyer në domosdoshmëri.
Vendimi i fundit i qeverisë për të ulur TVSH në sektorin akomodues, pritet të ndikojë edhe në rritjen e investimeve në këtë fushë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.