Ndërmarrja e Rrugëve shpall tenderin – 35 milionë lekë për rrugët urbane dhe rurale në 2021
Ndërmarrja Rruga Durrës ka shpallur një tender me fond 34.9 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Fondi do të shkojë për blerje asfati për rrugë urbane si dhe për rrugë rurale, për vitin 2021.
Sipas detajeve të tenderit, afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri më 24 shkurt. Nga ana tjetër, procedura do të manifestohet brenda 5 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Ndërmarrja e Rrugëve, Durrës, zhvillon aktivitetin në të gjithë qytetin, përkatësisht për zonën e Spitallës, Plazhit si dhe Shkozetit.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.